You are using an outdated browser. Please upgrade your browser to improve your experience.
Fjalori i madh i gjuhës shqipe

Fjalori i madh i gjuhës shqipe (FMGJSH) është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Fjalori i madh i gjuhës shqipe (FMGJSH) është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”

Fjalori i madh i gjuhës shqipe

by Albasoft
Fjalori i madh i gjuhës shqipe
Fjalori i madh i gjuhës shqipe
Fjalori i madh i gjuhës shqipe

What is it about?

Fjalori i madh i gjuhës shqipe (FMGJSH) është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe

App Details

Version
2.4
Rating
(1)
Size
1Mb
Genre
Education
Last updated
April 17, 2023
Release date
December 13, 2019
More info

App Screenshots

Fjalori i madh i gjuhës shqipe screenshot-0
Fjalori i madh i gjuhës shqipe screenshot-1
Fjalori i madh i gjuhës shqipe screenshot-2
Fjalori i madh i gjuhës shqipe screenshot-3
Fjalori i madh i gjuhës shqipe screenshot-4

App Store Description

Fjalori i madh i gjuhës shqipe (FMGJSH) është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.
Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht radhiten të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull.
Softueri Fjalori elektronik shpjegues 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipen si dhe mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë.
Si përdoret?
Përdorimi i këtij softueri është mjaft i lehtë, mjafton që të filloni të shkruani germat e para të fjalës së dëshiruar dhe përnjëherë iu ofrohet lista e fjalëve që nis me germat e kërkuara. Si çdo softuer, edhe Fjalori elektronik shpjegues2.0 është i pajisur me dokumentin e ndihmës i cili është një burim i rëndësishëm për çdo pyetje a nevojë që mund të ketë përdoruesi në lidhje me funksionimin e komandave të softuerit.
Karakteristikat dhe dobitë
1. Me mbi 40.000 fjalë shqipe
2. Përmban fjalët e gjuhës shqipe të zbërthyera në kuptimet përkatëse, të drejtpërdrejta ose të figurshme.
3. Secila nga fjalët ka përbri shënimin për klasën e fjalës së cilës i përket. (HOLLËSISHT. ndajf.)
4. Për secilin kuptim të fjalës janë dhënë shembuj të shumtë ilustrues të cilët e konkretizojnë më mirë kuptimin dhe i japin përdoruesit më shumë ide për shoqërimin e fjalës së kërkuar me fjalë të tjera.
5. Kërkim të përafërt të fjalës – kur nuk jeni i sigurt për formën e saktë të fjalës që kërkoni.
6. Teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies e cila e bënë mësimin e shqipes edhe më cilësor dhe më argëtues.
Këtë softuer mund ta hasni edhe me emra tjerë si: “FESh 2.0”, “Fjalori elektronik shpjegues”, “FMSH”.

Disclaimer:
AppAdvice does not own this application and only provides images and links contained in the iTunes Search API, to help our users find the best apps to download. If you are the developer of this app and would like your information removed, please send a request to takedown@appadvice.com and your information will be removed.