Mirësevini në aplikacionin telefonik (mobile) të Agjencisë së Prokurimit Publik
eProcurement Albania
What is it about?
Mirësevini në aplikacionin telefonik (mobile) të Agjencisë së Prokurimit Publik!
App Store Description
Mirësevini në aplikacionin telefonik (mobile) të Agjencisë së Prokurimit Publik!
Ky aplikacion është një platformë e hapur dhe miqësore për të gjithë përdoruesit — operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në procedurat e prokurimit publik, autoritetet kontraktore që administrojnë këto procedura, si edhe për vizitorët që kërkojnë të informohen mbi zhvillimet dhe rregulloret në këtë fushë.
Qëllimi i aplikacionit është të ofrojë një qasje të drejtpërdrejtë, transparente dhe efikase në botën e prokurimit publik. Ai u mundëson të gjithë përdoruesve të kenë akses në informacionin e nevojshëm në kohë reale për procedurat që zhvillohen dhe të përfshihen aktivisht në proces.
Përmes tij mund të konsultoheni me legjislacionin në fuqi, aktet nënligjore, Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe udhëzimet përkatëse, duke garantuar një pasqyrë të plotë dhe të përditësuar të kuadrit ligjor.
Gjithashtu, përmes këtij aplikacioni operatorët ekonomikë kanë mundësinë të paraqesin ofertat e tyre për procedurat e prokurimit me vlerë të vogël — një proces i thjeshtuar dhe i aksesueshëm që lehtëson pjesëmarrjen në prokurimet e përditshme.
Ju urojmë punë të mbarë,
Agjencia e Prokurimti Publik.
AppAdvice does not own this application and only provides images and links contained in the iTunes Search API, to help our users find the best apps to download. If you are the developer of this app and would like your information removed, please send a request to takedown@appadvice.com and your information will be removed.