Loja që sjell gjuhën e shenjave në shtëpi
PopSignAlbania
What is it about?
Loja që sjell gjuhën e shenjave në shtëpi
App Store Description
Loja që sjell gjuhën e shenjave në shtëpi
PopSignAI është një lojë edukative interaktive që u vjen në ndihmë prindërve për të mësuar gjuhën e shenjave dhe për të ndërtuar ura komunikimi me fëmijët e tyre që nuk dëgjojnë. Loja është krijuar për t’u përdorur nga njerëz që nuk kanë asnjë njohuri paraprake në këtë gjuhë dhe synon të ofrojë një përvojë të lehtë, të këndshme dhe efektive për mësimin e shenjave përmes një ndërfaqeje argëtuese. Përmbajtja e saj mbështetet në një fjalor të pasur me mbi 300 shenja të bazuara në konceptet e para që fëmijët mësojnë gjatë zhvillimit të tyre, të përzgjedhura me kujdes sipas inventarëve të MacArthur-Bates (një standard ndërkombëtar në matjen e zhvillimit të hershëm gjuhësor), dhe në bashkëpunim me organizata dhe institucione që punojnë me fëmijë që nuk dëgjojnë në Shqipëri. Mësimi i gjuhës së shenjave shqipe nga prindërit, aq më tepër në një formë që është njëkohësisht efektive dhe argëtuese, krijon një hapësirë të sigurt mes prindit dhe fëmijës. Kjo hapësirë që në vitet e para të jetës është vendimtare jo vetëm për zhvillimin gjuhësor, por edhe për përfshirjen emocionale të fëmijës në botën që e rrethon.
AppAdvice does not own this application and only provides images and links contained in the iTunes Search API, to help our users find the best apps to download. If you are the developer of this app and would like your information removed, please send a request to takedown@appadvice.com and your information will be removed.